Deputetja e PDK-së: Nuk bëj kompromis me votën e lirë, jam besnike e votuesve të mi NULL NULL 29.06.2025 11:24 29.06.2025 11:24 Deputetja e PDK-së, Kosovare Murseli, e ka mohuar çdo ofertë apo kontakt nga Lëvizja Vetëvendosje. Murseli tha se përfshirja e saj në këtë temë ka qenë më shumë mediatike sesa reale. “Ajo ka qenë më shumë tematikë mediale se sa që kam pasur oferta prej VV-së, kam cekur që është e padiskutueshme nuk bëjë kompromis me votën e lirë sepse jam zotuar me një parti dhe qëndroj besnike votuesve të mi. Është për keqardhje i ka humbur vlera dhe kuptimi Kuvendit, kjo bllokadë politike nuk i konvenon askujt, përveç Vetëvendosjes. Nuk më ka kontaktuar VV-ja dhe nuk i kam jap hapësirë”, tha ajo para mediave transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.