Deputetja britanike pritet të vizitojë Kosovën në prill NULL NULL 16.03.2023 23:12 16.03.2023 23:12 Deputetja britanike, Alicia Kearns, gjatë muajit prill pritet që të vijë për vizitë në Kosovë. Këtë e pohoi ajo vetë në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv. “Do të doja, kështu që po përpiqem të organizoj një vizitë muajin e ardhshëm”, tha ajo kur u pyet nëse planifikon të vizitojë vendin tonë. Ajo tha se ka pasur rastin të takojë disa nga liderët e Kosovës. “Isha e privilegjuar që kisha mundësinë të takohem me shumë nga liderët tuaj muajve të fundit”, deklaroi Kearns. Tutje, deputetja britanike, e cila ka ngritur zërin shpesh për çështjen e Kosovës në parlamentin britanik, tregoi edhe për takimet që kishte pasur me presidenten, Vjosa Osmani. “Pata privilegjin të takohesha me presidenten tuaj [Vjosa Osmani] për të diskutuar të ardhmen e Kosovës dhe prioritetet e saj dhe është e qartë se Kosova ka synime vërtet të forta sa i përket ambicieve për popullin e saj. Dhe është shumë e qartë se Kosova mund të kontribuojë shumë në komunitetin evropian dhe shpresoj shumë që mund të jem në gjendje të vizitoj muajt e ardhshëm”, tha deputetja britanike, Alicia Kearns. Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të Kearns për Klankosova.tv: Kearns ekskluzivisht për KlanKosova: Qeveria britanike nuk do enklavë serbe në Kosovë Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months