Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti ukrainas: Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë

NULL NULL
17.02.2023 15:29

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka uruar Kosovën, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Goncharenko ka thënë se është duke bërë gjithçka që është e mundur që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.

“Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”.

Kujtojmë, ai ka filluar një peticion në Ukrainë, për ta njohur Kosovën si shtet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.