Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën NULL NULL 06.08.2022 11:13 06.08.2022 11:13 Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur, njofton Klankosova.tv. “Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë