Deputeti shqiptar në Suedi falënderohet nga KiE për shpëtimin e foshnjës në lumin Moraça NULL NULL 24.04.2023 15:35 24.04.2023 15:35 Adnan Dibrani Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox, në mbledhjen e sotme të këtij institucioni e ka falënderuar deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, për veprimin e tij që ka bërë duke e shpëtuar një foshnje nga vdekja në lumin Moraça në Podgoricë. Falënderimit të Kox iu bashkuan edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që ishin në sallën e Këshillit të Evropës. Më 20 mars të këtij viti në lumin Moraça në Podgoricë ishte mbytur një grua, teksa foshnja e saj, ishte nxjerrë e gjallë nga aty nga deputeti Dibrani. Prezenca e deputetit Adnan Dibrani, rezultoi të vijonte aty, duke qenë pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Kujtojmë se në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025