Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti i Vetëvendosjes pyet: Pse Vuçiq u nis për te Thaçi në Burojë, kur ai me djalin jeton në Prishtinë?

NULL NULL
10.09.2018 10:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, një ditë pas vizitës dyditore të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një koment lidhur me qëndrimin e tij në Kosovë.

“Vuçiq nuk kishte me të vërtetë ndërmend të shkonte në Bajë të Skënderajt. Jo për shkak se donte të prodhonte ca lotë serbësh në Bajë”, ka shkruar Zyba në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Në fakt, ai ishte nisur për te fshati i lindjes së Thaçit, për Burojë. Pse aty, nuk dihet. Thaçi tash jeton në Prishtinë, e po ashtu edhe djali i tij”.

Ka qenë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që ka ironizuar me takimet e shpeshta të presidentit kosovar, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se tash ka mbetur që veç edhe fëmijët e tyre të martohen mes vete.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.