Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti i Pozitës, Raif Qela do t’i bojkotojë seancat

NULL NULL
17.12.2015 16:09

Raif Qela, Deputeti i Lëvizjes për Bashkim e cila është në koalicion me PDK ka thënë se do të bojkotojë të gjitha seancat plenare të cilat do të mbahen në  sallën alternative të parlamentit.

“Sot, më 17 dhjetor 2015, pas fjalimit vjetor të Presidentes së Republikës së Kosovës para Kuvendit të Kosovës, ne deputetët u ftuam që ta vazhdojmë seancën e ndërprerë të Kuvendit të dt. 14.12.2015.
Meqenëse edhe një herë deputetë të opozitës e kishin “zënë” sallën e seancave të Kuvendit, nga ne deputetët u kërkua që të shkojmë në sallën alternative për ta vazhduar mbledhjen”.

“Unë kam kërkuar edhe në mbledhjet e GP të PDK-së që të mos mbahen mbledhje në salla të tilla alternative, sepse përveçqë aty nuk ka seriozitet të punës, tërheqja përpara tendencave anarkiste është tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit”.

N”uk vazhdohet më me improvizime!! Në përputhje me qëndrimin e LB-së, unë do t’i bojkotoj në vazhdimësi seancat e Kuvendit që do të mbahen në sallat alternative!” ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në facebook.

Sipas Qelës mungesa e seriozitetit të Qeverisë karshi bisedimeve është shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje dhe siç tha ai “kjo nuk e amniston aspak qëndrimin shkatërrimtar të opozitës”.

Më tutje, ai ka shtuar se Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera kryesore të vendit duhet të krijojnë mekanizma për zgjidhjen e këtij ngërçi, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.