Deputeti i Bundestagut e sheh ende të pazgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 29.12.2022 12:13 29.12.2022 12:13 Deputeti gjerman i SPD-së, Adis Ahmetoviq e interpretoi njoftimin e Serbisë për heqjen e barrikadave si një shenjë të mirë. Në një paraqitje të enjten në mëngjes në “RBB 24 Inforadio”, ai theksoi se megjithatë konflikti mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të përfundojë. “Përderisa qeveria serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të ketë këtë konflikt mes dy vendeve”, deklaroi Ahmetoviq, transmeton Klankosova.tv. Deputeti gjerman shpjegoi se tani duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Ai shprehu frikën se konflikti mund të përshkallëzohet më tej, sepse: “Nëse ne (si BE) përpiqemi të demokratizojmë më tej Kosovën dhe të forcojmë integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, qeveria serbe në anën tjetër do të përpiqet të përshkallëzojë (situatën)”. Në këtë kontekst, eksperti i politikës së jashtme iu referua rolit të Rusëve. Ahmetoviq supozon se Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në si një konstrukt demokratik. “Me qeverinë serbe, ekziston një krah i zgjatur i Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Si do të destabilizohet BE-ja? Duke nxitur problemet në Kosovë”, potencoi deputeti i SPD-së i Bundestagut, Adis Ahmetoviq. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 55 minuta më parë