Deputeti i AAK-së rezulton pozitiv me Covid-19 NULL NULL 11.07.2020 19:17 11.07.2020 19:17 Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tash e pesë ditë është me simptome të lehta, njofton Klan Kosova. “Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qenë për testin e dy korrikut”. “Para pak çasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv”, “Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloj edhe këtë sfidë. Nga sot jam në vetizolim”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.