Deputetët po finalizojnë draftin e Rezolutës, do ta sjellin më vonë në Kuvend NULL NULL 10.04.2026 11:56 10.04.2026 11:56 Deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë qenë pjesë e hartimit të draftit të Rezolutës për mbrojtjen e viktimave të luftës janë larguar nga seanca për të përfunduar procesin e finalizimit të dokumentit. Pas përmbylljes së draftit, do ta sjellin atë për diskutim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës. “Deputetët që kanë qenë pjesë e draftit të Rezolutës largohen derisa ta finalizojnë, pastaj e sjellin në kuvend”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. /Klankosova.tv