Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sot luajnë ndeshje futbolli NULL NULL 30.06.2024 07:47 30.06.2024 07:47 Ndeshje e futbollit te deputeteve. Foto: Kuvendi i Kosoves Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën. Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se loja në fjalë do të zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajval. “Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. “Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur sot në Lipjan, është në gjendje të mirë shëndetësore 01/07/2024
Kosova Kryeparlamentarja sllovene: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në çdo mekanizëm të BE-së 01/07/2024
Kosova Kurti pas vdekjes së Kadaresë: Anija e romaneve të tij do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë 01/07/2024