Depp rrezikon 10 vite burg NULL NULL 26.05.2015 11:46 26.05.2015 11:46 Johnny Depp mund të dënohet me 10 vite burg, pasi ka futur qentë e tij në Australi në mënyrë ilegale. Deep, i cili aktualisht është duke xhiruar “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, ka futur qentë e tij në territorin e Australisë pa i deklaruar duke thyer kështu ligjet shtetërore. Aktori mund të dënohet me 10 vite burg ose të paguajë një gjobë prej 340 mijë dollarësh, ndërsa autoritetet e kanë cilësuar si një rast shumë serioz. Ditën e hënë, Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij, Amber Heard, janë fotografuar teksa kanë mbërritur në Amerikë me avionin e tyre privat, transmeton Klan Kosova. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga aktori i njohur për këtë incident. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.