Depay i gatshëm ta mbajë 7-tën NULL NULL 06.08.2015 08:55 06.08.2015 08:55 MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 05: (EXCLUSIVE COVERAGE) Memphis Depay of Manchester United in action during a first team training session at Aon Training Complex on August 5, 2015 in Manchester, England. (Photo by John Peters/Man Utd via Getty Images) Transferimi i Di Marias në Paris Saint-Germain po thuajse është punë e kryer. Ai do ta lë bosh numrin shtatë të fanellës të cilit nuk arriti t’i jap shkëlqimin e duhur në sezonin e parë që kaloi në Manchester United. Por, për këtë Mempshis Depay është shprehur i gatshëm që ta marrë atë dhe për këtë e ka pyetur edhe trajnerin, Van Gaal. Të premten bëhet e ditur se Manchester United do të bëjë prezantimin e numrave të cilët do t’i bartin futbollistët edicionin e ri. Depay mund të jetë ai i cili do ta trashëgojë numrin shtatë, shkruan ESPN. Por fanellën e United thuhet se nuk do të mund ta veshë Victor Valdes të cilit trajneri Van Gaal i ka thënë se nuk do të ketë vend në skuadër, pas refuzimit në disa raste sezonin e kaluar që të inkuadrohet si rezervist, transmeton Klan Kosova.