Departamenti i Shtetit Amerikan këshillon qytetarët: Mos udhëtoni! NULL NULL 06.08.2020 23:15 06.08.2020 23:15 NEW YORK, NEW YORK - MARCH 07: Few people walk through an international departure terminal at John F. Kennedy Airport (JFK) as concern over the coronavirus effects travel on March 7, 2020 in New York City. The number of global coronavirus infections has now surpassed 100,000, causing disruptions throughout the globe. The Airline and travel industries has been especially hard hit by the outbreak, with both business and leisure travelers cancelling plans. (Photo by Spencer Platt/Getty Images) Pas më shumë se katër muajsh, Departamenti Amerikan i Shtetit të enjten ngriti paralajmërimin për qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë jashtë vendit. Departamenti lëshoi një dokument këshillues “Mos udhëtoni” duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë jashtë shtetit për shkak të pandemisë, njofton Klan Kosova. Sidoqoftë, me gjendjen e sigurisë në disa vende që po përmirësohen dhe potencialisht përkeqësohen në të tjerët, Departamenti po jep informacion të detajuar për të marrë vendimet për udhëtime. “Ne vazhdojmë t’i rekomandojmë shtetasit amerikanë të bëjnë kujdes kur udhëtojnë jashtë vendit për shkak të natyrës së paparashikueshme të pandemisë”. Megjithatë, për qytetarët amerikanë ka vende që ia kanë kufizuar lëvizjen atyre për shkak të rasteve të mëdha të shënuara në SHBA nga COVID-19. Bashkimi Europian ka bllokuar hyrjen e turistëve amerikanë dhe Mbretëria e Bashkuar kërkon nga udhëtarët e SHBA-së që të karantinohen për 14 ditë, shkruan CNN. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha 21 minuta më parë