Departamenti Amerikan i Shtetit rrit paralajmërimin nga nivelit 3 në 4 për udhëtimet drejt Izraelit NULL NULL 16.06.2025 18:20 16.06.2025 18:20 Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë drejt Izraelit “për shkak të konfliktit të armatosur, terrorizmit dhe trazirave civile”. Gjithashtu qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Këshilla e Nivelit 4 u lëshua në përgjigje të autorizimit të Departamentit të Shtetit për anëtarët e familjeve të personelit të qeverisë amerikane, si dhe të personelit jo-emergjent, që të largohen vullnetarisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit. Ambasada e SHBA-së ka udhëzuar që të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre të vazhdojnë të strehohen në vend dhe pranë banesave të tyre deri në njoftim të mëtejshëm”. Këshilla e mëparshme për udhëtime për Izraelin dhe Bregun Perëndimor ishte e Nivelit të 3-të. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidentja takon ministrin e Jashtëm turk, flasin për partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve 7 minuta më parë
Kosova Trump e ndali luftën Kosovë-Serbi? Paçarizi: Lufta Kosovë-Serbi mund të ndodh çdo moment (VIDEO) 15 minuta më parë