Dënohet se përdori Apple Watch gjatë vozitjes NULL NULL 29.05.2015 14:13 29.05.2015 14:13 Jeffrey Macesin që përdori Apple Watch gjatë vozitjes, i kushtoi shtrenjtë kjo gjë. Përdorimi i Apple Watch gjatë ngarjes së makinës i kushtoi shumë një kanadezi. Jeffrey Macesin u gjobit me 120 dollarë dhe iu hoqën katër pikë nga patenta për atë shkak. Polici që e gjobiti tha se e kishte parë atë duke përdorur orën për të ndërruar muzikën ndërkohë që po voziste. Sipas nenit 439.1 të Kodit të Lartë të Sigurisë në Quebec, “nuk lejohet përdorimi i një pajisjeje që përfshin funksionet e telefonit ndërkohë që je duke drejtuar makinën.” Megjithëse Apple Watch nuk është telefon, ajo përfshinë funksionet e telefonit.