Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet polici për ryshfet

NULL NULL
19.10.2016 12:19

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin  në çështjen penale ndaj  policit V.G për veprën penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit.

Kjo gjykatë e ka shpallur fajtor policin e trafikut nën akuzat se I njëjti, me datë 18.06.2012, rreth orës 20:30, në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë, në pozitën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës-Njësia e Trafikut Rajonal – patrollë, në bashkëveprim me të pandehurin  H. K kanë kërkuar në emër të ryshfetit shumën e të hollave prej 300 euro kurse kanë marrë ryshfet para në shumën prej 100 euro, nga i dëmtuari F.H me ç’rast të njëjtit nuk i kanë shqiptuar tiketë ndëshkuese, për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion ,

“Andaj, gjykata, në i shqiptoi dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti i cili nuk do të ekzekutohet, nëse brenda afatit prej 2 (dy) viteve  nuk do të kryejë vepër të re penale”.

“I akuzuari tjetër H.K gjendet në arrati, për të njëjtin është lëshuar urdhër arrest  dhe është veçuar procedura ndaj tij”, thuhet në një njoftim të kësaj gjykate .

 

lajme të ngjashme