Dënohet “Grupi Drenica”, Selimi dhe Lushtaku 26 vjet burg (VIDEO) NULL NULL 27.05.2015 20:05 27.05.2015 20:05 Sot u dha verdikti i gjykatës për “Grupin Drenica”. Trupit Gjykues nuk solli lajme të mira për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun. Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, u dënua me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”. Por, më së rëndi e pësoi Sylejman Selimi, njofton Klan Kosova. Duke qenë pjesë e proceseve “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, ai mori gjithsejt 14 vjet burgim për të dyja rastet. U gjet fajtor për torturimin e dëshmitarit “A”, në Likovc. Jahir Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha e Avni Zabeli u liruan nga akuzat në rastin “Drenica 1”. Por, nga dënimet nuk shpëtoi asnjë nga pjesëtarët e rastit “Drenica 2”. Ndaj të gjithë të dënuarve me mbi 5 vjet burgim, gjykata urdhëroi paraburgimin e menjëhershëm. Për ta bërë këtë, në oborrin e Gjykatës u shfaqën shumë forca policore. Kronikë nga Dibran Istrefi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.