Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet Burdushi, 4.5 vjet burg e konfiskim i pasurisë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 10.01.2023 20:18

Hysri Peqani, që njihet si Burdushi, Gjykata i shqiptoi dënim me burg 4 vjet e 6 muaj, e gjobë prej 42 mijë eurosh. Por jo vetëm kaq.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi për Burdushin që akuzohet për vepra penale, për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore e farmaceutike, mashtrim, mbajtje e paautorizuar e armëve, e shpëlarje parash, nuk i duket i drejtë mbrojtjes. Andaj do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës.

Bile sipas avokatit, edhe nëse qëndrojnë akuzat për përdorim të dheut të varreve e ujit nga larja e kufomave, kjo nuk përbën mashtrim.

Ndërkaq pasuria e fituar, ky thotë se është e trashëguar e fituar me tregti.

 

lajme të ngjashme