Dëmtoi pasurinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit NULL NULL 02.12.2024 10:13 02.12.2024 10:13 Foto nga Policia e Kosovës, i dyshuari për asgjësim të pasurisë Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një burri të dyshuar për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.