Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtohet tabela e projektit të fabrikës së kërpudhave në Drenas

NULL NULL
25.11.2016 12:59

Është dëmtuar tabela e projektit të ndërtimit të fabrikës së kërpudhave në Krajkovë të Drenasit, një ditë pasi është vënë gurthemeli i kësaj.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Durim Neziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës Kosova e Re në Drenas.

pacolli2

Neziri ka treguar se lajmin e ka marrë sot në mëngjes, ndërsa për këtë çështje ai tha se e ka lajmëruar edhe Policinë në Drenas të cilët janë duke e hetuar rastin, njofton Klan Kosova.

Gurthemeli i kësaj fabrike është vënë dje nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli së bashku me kandidatin e AKR – së për këtë komunë, Ilmi Thaçin.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.