Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtohet gypi kryesor, Kqiqi dhe një pjesë e Shupkofcit e Frashërit mbesin pa ujë

NULL NULL
19.06.2025 20:50

Fshati Kqiq, një pjesë e Shupkofcit dhe Lagjes te Stacioni i Vjetër në Frashër kanë mbetur pa ujë për shkak të dëmtimit të gypit kryesor të ujit.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se punimet për sanimin e defektit do të nisin nesër, transmeton Klankosova.tv.

“Njoftojmë banorët e fshatit Kqiq, një pjese të Shupkofcit dhe Lagjes te Stacioni i Vjetër në Frashër se, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të ujit (Ø280 mm), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Punimet për sanimin e defektit fillojnë nesër, dhe do të bëhen përpjekje që riparimi të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.