Dëmtimi i stadiumit nga “Xhebrailat”, Llapi me apel për tifozëritë (VIDEO) NULL NULL 13.03.2023 20:31 13.03.2023 20:31 Dëmi i shkaktuar një ditë më parë, vetëm u kamuflua të hënën. Skuadra futbollisitke “Llapi” riktheu përkohësisht ulëset e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ të cilat të dielën tifozët e “Ballkanit” i hoqën e hodhën në drejtim të kundërshtarëve, transmeton klankosova.tv. Skuadra nga Podujeva thotë se ka raporte të mira me atë nga Suhareka, por nuk mirëkupton “Xhebrailat” pos inventarit shkaktuan dëm jo të vogël. Prishje të stadiumit këta pësuan edhe nga tifozët e Vushtrrisë muaj më parë, e për këso sjellje këta kanë një apel. Për këtë rast ku u lënduan tre tifozë e dy policë, u arrestuan 6 persona prej tyre një i mitur. Ata po hetohen për huliganizëm e dëmtim të pasurisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 4 days