Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtimet te Brazili, Dunga me dy thirrje të reja

NULL NULL
01.06.2016 13:00

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga ka thirrur me urgjencë sulmuesin Paris Saint-Germain, Lucas Moura dhe portierin e Gremios, Marcelo Grohe, për të plotësuar vende bosh të lëna nga të dëmtuarit.

Kështu lojtari i kampionëve të Francës merr vendin e Rafinhas së Barcelonës, që nuk është stërvitur asnjë ditë që nga dita e para e grumbullimit për shkak të një shqetësimi muskular.

E njëjta situatë edhe me portierine Benfikës, Ederson, që pas tre ditësh në infermieri, e detyrua të dorëzohej dhe të kthehej në shtëpi.

Me dy ndryshimet e fundit shkon në katër numri i lojtarëve të zëvendësuar nga Dunga që nga grumbullimi i Seleçaos për Kupën e Amerikës.

Më parë, po për arsye dëmtimi, Douglas Costa ia la vendin Rikardo Kakasë ndërsa pozicioni i Ricardo Oliveras Dunga iu Jonas të Benfikës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.