Demi Lovato tregon luftën e saj me shëndetin mendor NULL NULL 25.03.2021 18:08 25.03.2021 18:08 Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Demi Lovato, është duke u përqendruar në shëndetin e saj mendor. Lovato, pasi ka publikuar dokumentarin e saj “Demi Lovato: Vallëzimi me djallin”, ka folur më shumë për luftën e saj me shëndetin mendor si dhe mënyrën se si është rikthyer jetës normale. “Unë kur nuk ndjehem mirë, tani shkoj menjëherë dhe bisedoj me njerëzit që kam afër, kjo më ndihmon shumë. Unë kam gjetur shumë gjëra të cilat më ndihmojnë, ndonjëherë flejë, shkruaj në ditarin tim, meditoj dhe gjëra të tilla, këto të gjitha më kanë ndihmuar për trajtimin tim”. ” Unë ndjehem shumë e përgatitur, kam vjet që kështu nuk jam ndjerë”, ka thënë Lovato në një intervistë për People.