Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demi Lovato humb personin më të dashur

NULL NULL
30.05.2016 10:00

Demi Lovato është në zi.

Këngëtarja ka njoftuar se stërgjyshja e saj ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.

“Këtë mëngjes kam humbur botën time dhe gruan më të veçantë në botë. Më mungon aq shumë sa as fjalët së përshkruajnë dot. Kam një boshllëk në zemrën time të cilin vetëm shpirti i saj mund të ma shëronte, do të lutem për të çdo ditë derisa të takohemi përsëri. Në këtë jetë ajo ka humbur dashurinë e jetës së saj…atë me të cilin ishte e martuar për 53 vjet. Ajo buzëqeshi edhe pse humbi djalin këtë vit. Buzëqeshja e saj jo vetëm që mund të ndizte një dhomë të tërë, por të tërë shtëpinë e pleqve. Ajo ishte stërgjyshja ime, por në ishim aq të afërta me njëra-tjetrën, një lidhje aq e fortë. Dhimbja ime është  e padurueshme, por për shkak të forcës së saj më duhet të jem e fortë. Ju dua të gjithëve aq shumë dhe jam përgjithmonë mirënjohëse për lutjetet, mesazhet dhe ngushëllimet që mi keni bërë. Faleminderit”, ka shkruar Demi në llogarinë e saj në Instagram.

demi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.