Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demhasaj: Kurti 10 vjet na foli për bashkim kombëtar, gjatë mandatit s’i ka as dy vizita në Tiranë (VIDEO)

NULL NULL
14.01.2025 21:37

Suksesi në diplomaci i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ishte temë e diskutimit në Rubikon të Klan Kosovës.

Rreth kësaj fushe kritika drejt ekzekutivit pati edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Arton Demhasaj.

Demhasaj tha se Kurti, për 10 vite ka folur për bashkim kombëtar, kurse gjatë mandatit të tij i kishte veç dy vizita zyrtare në Tiranë.

“As vizita zyrtare në Tiranë s’ka bërë se lëre më në vendet e tjera”, tha ai.

“Në anë anën tjetër vizitat në Greqi nëse ia numërojmë i ka me bollëk. Kanë qenë edhe zyrtare edhe jozyrtare. Sikur të kishim arritur që ta marrim një njohje do të ishte korrekte, por as atë njohje se kemi marrë”, theksoi Demhasaj në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.