Dëmet e rrezikshme të manisë së fitnesit NULL NULL 03.08.2021 12:01 03.08.2021 12:01 Mania apo obsesioni me fitnesin në rrjete sociale, sidomos në Instagram është mjaft serioze. Hashtagu me fjalën #fitspiration është përdorur më shumë se 17.9 milion herë në postime të ndryshme, dhe top influencerët e fitnesit kanë rreth 13 milion ndjekës secili. Gjatë viteve të fundit një term i ri shëndetsor është rritur dukshëm, i quajtur Ortoreksia Neuroza. Ky term është emri i një çregullimi të ngrënies që karakterizohet me një obsesion të ushqyerjes së shëndetshme dhe ushtrimit të tepërt. Pasi të dyja janë sjellje që inkurajohen është e vështirë të vërehet kur bëhen të rrezikshme. Dhe nëse nuk i marrim parasysh dhe nuk trajtohet mund të çojë në mosushqyerje dhe komplikime tjera shëndetësore, sidomos ka ndikim në shëndetin mendor, me sjellje obsesive dhe keqësim të kualitetit të jetës. Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Hulumtimeve në Londër kanë gjetur se përdorimi më i lartë i Instagramit ka rritur shansat për të zhvilluar ortoreksinë. Asnjë tjetër platformë sociale nuk ka pasur këtë efekt.