Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmet e COVID-19, 60 mijë të vdekur në Kinë për një muaj (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 14.01.2023 20:33

Kina të shtunën për herë të parë pas lehtësimit të masave, tregoi se për një muaj rreth 60 mijë persona vdiqën si pasoj e infektimit me koronavirus.

Sipas raportit 5 mijë e 503 vdekje kanë ndodhur për shkak të problemeve respiratorë të shkaktuara drejtpërdrejtë nga koronavirusi dhe pjesa e tjetër e njerëzve kanë vdekur nga sëmundje të tjera të kombinuara me COVID-19.

Këto shifra, thuhet se përfshijnë vetëm të atyre personave që kanë vdekur  brenda spitaleve, derisa lënë mundësinë që edhe  shumë njerëz të tjerë kanë humbur jetën në shtëpi.

Shfaqja e koronavirusit u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës dhe vetëm katër muaj më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi në gjithë botën.

lajme të ngjashme