Demaku: Projekti milionësh i Drenasit, u zhvendos në Podujevë NULL NULL 01.06.2016 00:00 01.06.2016 00:00 Një projekt milionësh, që ishte paraparë të realizohej në Komunën e Drenasit, po thuhet se do të zhvendoset në atë të Podujevës. Punën që e nisi Nexhat Demaku, i pari i Drenasit do ta gëzojë një komunë tjetër. Kryetari Demaku, po thotë se ishte ai që vuri i pari kontakte me kompaninë gjermane që do të investonte në Kosovë në një fabrikë të përpunimit të ushqimit, që parashihej të punësonte rreth 800 persona. “Nuk na pengon që një projekt i tillë po realizohet në Podujevë, për shkak se kudo që ndodhin investime të tilla në Kosovë janë të mirëseardhura. Mirëpo, për projektin në fjalë kontaktet e para i ka pasur Drenasi. Vitin e kaluar i kisha në takim investitorët. Më pas me ta përmes nesh ka rënë në kontakt Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, është shprehur Demaku, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, në intervistën “Ballë për Ballë”. Demaku shprehet të ketë zhvilluar takime me investitorët dhe se për projektin në fjalë e kishte informuar edhe Ministrinë me të cilën udhëheqë ministrja Hykmete Bajrami dhe se me patjetër u duhej pëlqimi i ekzekutivit, për të vazhduar tutje. “Takimet që i kemi pasur me investitorët, kanë pasur të bëjnë me diskutimet për caktimin e lokacionit shumën e investimeve dhe gjithçka ishte pothuajse gati. Projekti ka pasur të realizohej në një sipërfaqe prej 15 hektarëve. Ishte një projekt nga ku mund të përfitonin edhe komunat e tjera. “Nuk e kuptoj pse është neglizhuar Drenasi. Për vetëm një pëlqim të qeverisë projekti s’ka mundur të realizohet në komunën tonë”, pohon Demaku. Sipas tij, kryeministri Isa Mustafa gojarisht e kishte përkrahur projektin e Komunës së Drenasit, mirëpo edhe pasi kishte ofruar mbështetjen, investitorët u drejtuan për në Podujevë. “Pjesa e Parkut të Biznesit në Drenas, ishte e paraparë për këtë projekt. Kryeministri pati premtuar mbështetje, por kjo nuk ndodhi, më pas u vendos të zhvendoset në një komunë tjetër. Kemi kërkuar të na mbështesin në këtë drejtim, që qeveria ta bëjë të mundshëm këtë investim. Mirë që investitori ka pasur durim e nuk ka ikur nga Kosova e të investojë në Maqedoni e Serbi”. Edhe pse në krye të qeverisë vjen një Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë një ministre nga po ajo parti e edhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, është i LDK-së, Demaku nuk po mendon se zhvendosja e projektit nga njëra komunë në tjetrën, ka prapavijë politike. “Nuk do kisha dashur të besoj që zhvendosja e projektit në Podujevë, ka të bëjë me politikën, me partinë politike LDK-në”. Kryetari Demaku thotë të ketë kërkuar vazhdimisht përkrahjen nga qeveria, por ndonëse mbështetja i është premtuar kjo s’ka pasuar me veprime konkrete. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025