Deliu pas “arsyetimit” të MPJD-së: Mos u përgjigjni, skandalet që po dalin na e jepin përgjigjen më së miri NULL NULL 25.10.2024 19:49 25.10.2024 19:49 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra. Foto: Blerta Deliu / FB Pas skandalit të Ministrisë së Jashtme, që ka të bëjë me shërbimet postare diplomatike, e që MPJD-ja dha “arsyetimin” e saj, ka reaguar deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra. Ajo tha se tenderi ishte dhënë me çmim katërfish më të shtrenjtë, ndërsa tha “mos u përgjigjeni”, sepse sipas saj “këto që po dalin çdo ditë dhe nga secila derë institucionale, na e jepin përgjigjen më së miri”. “406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve – të humbura. Tenderi ishte dhënë me çmim katërfish më të shtrenjtë. A ka ndonjë ministër që din me ba punën qysh duhet në këtë Qeveri? Mos u përgjigjni: këto skandale që po dalin çdo ditë dhe nga secila derë institucionale, na e jepin përgjigjen më së miri. Sa të paaftë!”, shkroi Deliu-Kodra në Facebook. MPJD-ja, u detyrua t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas. Për pasojë, aktualisht, 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kanë shkuar në destinacion. Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, MPJD “arsyetohet” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025