Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deliu-Kodra i rikujton Kurtit se dikur i quante policët “vegla të pushtetit”

NULL NULL
09.07.2025 18:07
PDK do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit, Photo Credits: Klan Kosova

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka risjellë videon në të cilën kryeministri në detyrë, Albin Kurti policët e Kosovës i quan “vegla të pushtetit”.

Deliu – Kodra i rikujtoi Kurtit se deklarata e tij që ‘fushata kundër Policisë është e dëmshme’, vlen vetëm sot.

Ajo nënvizon se shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që sipas saj, i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim.

“E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim. Dhe për hirë të tyre, ky institucion meriton vlerësim, njësoj në opozitë dhe njësoj në pushtet. Albin Kurti paska thënë sot se: “Fushata kundër Policisë është e dëmshme.” Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante “vegla të pushtetit”, “pa gram patriotizëm”, “të kapur””, shkroi ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.