Delilah Belle Hamlin luftoi me ankthin dhe depresionin NULL NULL 21.07.2019 18:30 21.07.2019 18:30 WEST HOLLYWOOD, CALIFORNIA - MAY 21: Delilah Belle attends Delilah Belle x Boohoo.com Premium at Bootsy Bellows on May 21, 2019 in West Hollywood, California. (Photo by Jerritt Clark/Getty Images for boohoo) Vajza e Lisa Rinna dhe Harry Hamlin, Delilah Belle Hamlin, ka folur për jetën e saj personale. Modelja 21 vjeçare zbuloi përmes Instagramit se ajo ishte në rehabilitim një vit më parë. Ajo thotë se kjo ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë, transmeton Klan Kosova. “Kisha dyshime për të ndarë këtë informacion me ju sepse ka shumë prej jush që më frikësojnë. Doja ta ndaja këtë përvojë sepse kjo mund t’i ndihmojë një personi që lufton me ankthin apo depresionin”, tha ajo. “Vitin e kaluar unë isha në rehabilitim. U zhvendosa në New York për të nisur udhëtimin si studente. Jo shumë kohë më pas, fillova të kisha depresion të tmerrshëm. Fillova të mendoja negativisht sepse ashtu më vinte”. “Nuk mund të kisha lidhje. Nuk mund ta kaloja. Në shkurt thirra nënë time dhe mora fluturimin për LA. Dy javë më vonë u pranova në rehabilitim”, tha më tej ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.