Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Delet ‘gjejnë punë’ në një fermë solare

NULL NULL
16.06.2021 15:40

Delet tani më nuk do ta çojnë kohën dëm në fushë. Kjo pasi që gjatë kësaj kohe ato mund të punojnë.

Një fermë solare austriake po kombinon rindërtimin dhe energjinë e ulët të karbonit duke përdorur delet për të kositur barin.

Fabrika e PV Schlafflerhofstrasse të Vjenës ka sjellë 90 dele që të presin 12 hektarë bar rreth paneleve diellore.

E të gjithë punën ato do ta bëjnë duke ngrënë bar, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv

Shpresohet se delet do të kontribuojnë në rilindjen duke siguruar pleh natyral dhe duke mbajtur fara dhe polen në leshin e tyre.

Për të qenë sa më komforte ato mund të shtrihet nën panelet diellore që janë në lartësi mbi tokë dhe janë perfekte për të krijuar hije, t’i mbrojtur nga dielli dhe shiu.

Impianti është më i madhi në Austri – duke gjeneruar 12 gigavat orë energji elektrike të pastër për 4,900 shtëpi Vjeneze dhe kursen 4,200 tonë dyoksid karboni në vit.

Krijuar nga Wein Energie, dhe së shpejti për të qenë pjesë e një skeme qytetare të energjisë diellore, projekti është një nga disa sisteme agrivoltaike në vend në Austri.

 

lajme të ngjashme