Delegacioni i Kosovës, optimist për kalimin e testit të dytë drejt anëtarësimit në KiE (VIDEO) NULL NULL 15.04.2024 23:25 15.04.2024 23:25 Foto nga Ministria e Punëve të Jashtme Delegacioni i Kosovës në Strasbourg, janë parë optimistë në kalimin e testit të dytë të vendit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. “Delegacioni kosovar kanë pritje që do të kalojë testi i dytë i Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit për Këshillin e Evropës, meqenëse në bazë të asaj që e kam parë sot në teren dhe takimet që kam pasur me delegacionin e vendeve të ndryshme, Kosova i ka votat për anëtarësim, faktikisht për të kaluar testin e dytë, i cili mund të themi se është një gjysmëfinale, para finales së madhe të majit për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë gazetari i Klan Kosovës, Drin Demiri për Edicionin Special. “Nesër mbahet Asambleja e Përgjithshme, e cila ka nisur punimet sot dhe ka 306 vende, e ku i duhen 2/3 Kosovës, për të kaluar çështja e saj te Komiteti i Ministrave në maj të këtij viti, derisa një test paraprak e ka kaluar në muajin mars në Paris”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë