Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Delegacioni i Hamasit në Kajro të hënën, për bisedime rreth armëpushimit

NULL NULL
28.04.2024 16:08
Lufta në Gaza
Foto nga arkiva: Objekte të shkatërruara në Gaza, nga sulmet izraelite.

Një delegacion i Hamasit do të vizitojë Kajron të hënën për bisedime që synojnë sigurimin e një armëpushimi, tha një zyrtar i Hamasit për Reuters të dielën.

Kjo ndërsa ndërmjetësit shtuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje përpara një sulmi izraelit në qytetin jugor të Rafahut.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se delegacioni do të diskutojë një propozim armëpushimi të dorëzuar nga Hamasi tek ndërmjetësit Katar dhe Egjipt, si dhe përgjigjen e Izraelit.

Ai nuk bëri të ditur detaje të propozimeve të fundit, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme