Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime për armëpushim NULL NULL 07.04.2024 23:07 07.04.2024 23:07 Foto ilustruese. Hamas Hamasi ka bërë të ditur se një delegacion i tij ka mbërritur në Kajro për bisedime për armëpushim. Në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët do të takojnë shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel gjatë vizitës së tyre. Hamasi përsëriti gjithashtu kërkesat e grupit të lëshuar në një propozim muajin e kaluar përpara një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim. “Kërkesat përfshijnë një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, kthimin e civilëve të zhvendosur dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë për pengjet izraelitë që mbahen në Gaza”, thuhet tutje në njoftim.