Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Del para gjykatës e dyshuara për vrasjen e kunatës në Dragash

NULL NULL
29.12.2022 12:27

Është mbajtur seanca gjyqësore për N.A e cila dyshohet se ka vrarë kunatën e saj 67-vjeçaren S.D, në Kuk të Dragashit.

Ndaj saj pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit Marcel Lekaj.

67-vjeçarja ka vdekur të hënën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj nga kunata.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30”/ Klankosova.tv

Kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares

lajme të ngjashme