Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Del në treg biçikleta më e vogël në botë

NULL NULL
16.07.2015 14:54

Ka hyrë në treg biçikleta më e vogël në botë dhe është perfekte për dembelët.

Nëse ju ka ardhur në maje të hundës udhëtimi për në destinacione të afërta ose në punë, ne kemi një zgjidhje për ju.

Biçikleta A-Bike-Electric është e bazuar në konceptin origjinal të dizajnit A-Bike, e cila është udhëhequr nga shpikësi Sir Clive Sinclair, dhe konsiderohet si biçikleta e palosshme më e vogla dhe më e përshtatshme në botë, si dhe premton që do ta ndryshojë mënyrën e shëtitjes nëpër qytet.

Ajo peshon 12 kilogramë dhe është e lehtë për t’u transportuar, si dhe palohet brenda dhjetë sekondave, transmeton Klan Kosova.

Fuqia elektrike ndihmëse fillon automatikisht kur ju filloni të pedaloni dhe mund të detektojë kur jeni duke e zvogëluar shpejtësinë.

Për ata që janë të shqetësuar për rrotat e vogla të saj, nuk keni arsye për këtë, pasi ngasja me të është pothuajse e njejtë si me biçikletat tjera.

lajme të ngjashme