Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Del e dridh në TikTok” – Gjesti i sugjeron Drenushës si të ‘dhezë’ ajo i kthehet me tone të forta! (VIDEO)

NULL NULL
12.12.2024 16:23

Ngacmimet dhe ironitë për zërin nuk kanë ndaluar mes Drenushës dhe Gjesit, gjersa akuzonin njëri-tjetrin se nuk dinë të këndojnë.

“Ty të ka shkuar zëri kaherë, unë jam i ri 24 vjet”, i tha Gjesti, Drenushës pasi e njëjta i propozonte një mjaltë speciale sipas saj, për t’ia hapur telat e zërit.

Debati i tyre agravoi në tone të ashpra, pasi Gjesti i sugjeroj Drenushës se si të ‘dhezë’, transmeton  Klankosova.tv.

“A je e kalltë për famë? Nëse nuk dhezë as qitu në Big Brother, siç nuk po dhez, unë ty ta bëj një këngë viral, veç del edhe e dridhë pak në TikTok”, i tha Gjesti.

“Me mua nuk mund të flasësh këto muhabete!”, ia ktheu Drenusha në tone të larta.

Për më shumë detaje,  shiheni videon e mëposhtme:

 

lajme të ngjashme