Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Del Bosque: Costa nuk është problemi

NULL NULL
10.11.2015 20:27
Sulmuesi i Chelseat ka dështuar që të jetë në nivelin e kërkuar me përfaqësuesen, por ka mbështetjen e trajnerit.

Vincente Del Bosque ka thënë se Diego Costa “nuk është problemi” i Spanjës, ndërsa La Roja përgatitet të përballet me Anglinë në Alicante, të premten.

Costa ka shënuar vetëm një gol në nëntë paraqitjet e tij, qyshkur zgjodhi Spanjën në vend të Brazilit, në vitin 2014.

Së fundmi ai është kritikuar nga tifozët e Spanjës për dështimet e tij në paraqitet me Spanjën.

“Mesfusha jonë është e fortë, me lojtarë që kanë prekje të mirë të topit. Prandaj na duhen sulmues që krijojnë hapësira, që lëvizin, si Diego Costa”.

“Si mund të jetë Costa i keq për ne? Ne na duhet dikush si ai, që krijon hapësira, vrapon dhe krijon raste”.

“Nuk kemi pasur shumë fat me të, por kjo nuk shkon kundër nesh. Ne mund të zgjedhim mes tij, Moratas dhe Alcacerit”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.