Deklarohet policia rreth incidentit të mbrëmshëm mes Plisave dhe Xhebrailave NULL NULL 05.09.2022 09:53 05.09.2022 09:53 Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pasur përleshje mes Plisave dhe Xhebrailave. Ngjarja ndodhi para fillimit të derbit Prishtina – Ballkani. E lidhur me rastin është deklaruar policia. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha për Klankosova.tv se të lënduar janë tre tifozë derisa janë inicuar dy raste. Derbi i Superligës i takoi skuadrës nga Suhareka. Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, fitoi me rezultat 0:1. Golin e vetëm e shënoi Albion Rrahmani, në minutën e 46-të.