Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëgjoni këngët e Dren Abazit teksa vishni brendin e tij (FOTO)

NULL NULL
29.03.2024 20:11
Dren Abazi Brand

Këngëtari Dren Abazi erdhi me një sipërmarrje të re të ndërthurur me art dhe biznes.

Bëhet fjalë për brendin e veshjeve me emrin e tij.

E veçanta qëndron te fakti se Dren Abazi Brand sjell tinguj, madje edhe këngë të plota. Mjafton të skanoni kodin në paketimin e veshjes, apo në vetë veshjen tuaj, dhe do të mund të dëgjoni një nga këngët e Drenit, teksa vishni këmishën apo veshjen e blerë.

Dren Abazi

Një nga pikat thelbësore të brendit është modeli i biznesit “made to order”. Pra, fabrika fillon prodhimin e produktit të porositur nga klienti vetëm në momentin që porosia është konfirmuar online dhe mënyra e pagesës është deklaruar.

Kjo nënkupton që çdo veshje që është futur në linjën e prodhimit ka një klient.

Dren Abazi Brand

Paketimi multifunksional ka të përfshirë një nga titujt e këngëve të këngëtarit, e shoqëruar me një QR code special, i cili kur skanohet e ri-drejton përdoruesin në këngën e përmendur në Spotify.

Dren Abazi Brand

lajme të ngjashme