Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dega e PDK-së në Mitrovicë ankohet për rrugët e papastruara

NULL NULL
19.01.2016 10:51

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përmes një komunikate kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me gjendjen e rrugëve në qytet si dhe në fshatrja pas reshjeve të borës.

Sipas tyre kjo është papërgjegjësia e drejtuesve komunal që kanë dështuar plotësisht në pastrimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Përderisa rrugët magjistrale janë të pastruara, në momentin që hyn në qytet gjendesh në rrugë që ngjajnë në një fushë hokeji me akull.

Sipas PDK-së, një situatë e tillë në rrugët e Mitrovicës nuk mbahet mend.

Për shkak të kësaj gjendje, shumë qytetatarë janë  ankuar, mirëpo për fat të keq kjo gjë ka hasur në vesh të shurdhër të zyrtarëve komunal.

Kjo sipas tyre e nxjerr në sheh një kryetar të papërgjegjshëm, të dështuar e që nuk përfill shqetësimet e qyetatërve.

lajme të ngjashme