DEFENDER25, Ambasada e ShBA-së: Bashkë me trupat e Kosovës po e forcojmë sigurinë NULL NULL 13.06.2025 12:50 13.06.2025 12:50 Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake amerikane në Evropë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë një video nga kjo stërvitje, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes trupave amerikane dhe atyre kosovare, transmeton Klankosova.tv. “Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, shkroi ambasada në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.