Dedaj do t’i dorëzojë targat diplomatike (VIDEO) - Klan Kosova

Dedaj do t’i dorëzojë targat diplomatike (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 4 months më parë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se lajmi që ai është në kërkim nga policia, sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike, është i pavërtetë.

Ish i dërguari i Kosovës në Maqedoni tha se veturën zyrtare, bashkë me pasaportën diplomatike, i dorëzoi që në ditën e parë kur u shkarkua, derisa ato të veturës personale, që thotë t’i këtë paguar vetë, pritet t’i kthejë tani, në shtetin ku i mori, njofton Klankosova.tv

Sipas Dedajt, krejt këto llafe po bëhen qëllimshëm nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, që tha se ia zuri ulësen në mënyrë të dhunshme.