Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deda: Pesë muaj të paralizuar për arbitraritetin e dikujt që s’e ka rezultatin zgjedhor që ka pritur (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2025 21:09

Opinionisti Ilir Deda sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për situatën politike në vend, duke thënë se duhet vetëm të shprehim keqardhje për jonormalitetin.

Ai është shpreh se që pesë muaj jemi të paralizuar për arbitraritetin e dikujt që siç u shpreh ai, nuk e ka rezultatin zgjedhor që ka pritur.

“Vetëm me shpreh keqardhje për jonormalitet ku ne po jetojmë edhe unë hala po pres me pa a do të këndellen e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, se kjo duhet me qenë alarm”.

“Ne jemi pesë muaj të paralizuar për shkak të arbitraritetit të dikujt aty, që Kosova mos me pas institucione se nuk po i konvenon, sepse nuk e ka rezultatin zgjedhor që e ka pritur dhe tani duhet ta dënojë krejt vendin pse nuk ia ka dhënë 500 mijë zemra”, u shpreh tutje Deda.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.