Deda: Kushtetuesja tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për konstituim NULL NULL 26.06.2025 20:36 26.06.2025 20:36 Analisti politik, Ilir Deda Analisti politik, Ilir Deda, u shpreh se me aktgjykimin e saj në lidhje me konstituimin e kuvendit, Gjykata Kushtetuese tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për ta konstituuar kuvendin. Sipas tij, me këtë vendim, Kushtetuesja tha se s’ka ndërrim të mënyrës së votimit dhe s’ka “çare pa u konstituu kuvendi brenda 30 ditësh (e çka nëse nuk konstituohet?”. “E tash, masi që Gjykata e tha atë që e kemi thënë shumë prej nesh, a ka ndonjë kërkim falje prej partisë më të madhe që e tërhoqi për hundësh një vend të tërë me muaj? Apo, kurrgjë kurrkujt?”, tha Deda, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Deda tha se vendit i duhet një shkundje e rëndë, e atillë që e normalizon njëherë e përgjithmonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.