Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deda: Abdixhiku po e kthen besimin në LDK (VIDEO)

NULL NULL
06.12.2023 22:22
ilir lumir

Analisti politik, Ilir Deda, ka dhënë vlerësimet e tij në lidhje me udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se Abdixhiku është duke e kthyer besimin në këtë parti.

“Lumir Abdixhiku është duke e kthyer besimin në LDK. Ose po mundohet që ta kthejë plotësisht besimin në LDK duke e projektuar veten si kryeministrin e ardhshëm të Kosovës në këtë programin ambicioz i cili shkon me këtë filozofinë ‘çka bëhet me 12 miliardë euro për 4 vjet’, nëse na mbetet ky buxhet tash, sa mund të zhvillohet Kosova. Edhe ai e ka këtë sfidë të rikthimit të plotë të besimit, por janë njerëz me të cilët njeri mund të ulet e të bisedojë, dhe të cilët janë të hapur për bisedë. Nuk e di pse nuk kanë takime më të shpeshta, pse s’i thërret kryeministri më shpesh që të diskutojnë për gjërat që janë të nevojshme që t’i diskutojnë”, tha ish-deputeti Ilir Deda. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme