Deda: A do të besonte dikush pas 26-vjetëve se vendi do të abuzohet nga një lider? NULL NULL 12.06.2025 17:12 12.06.2025 17:12 Opinionisti Ilir Deda në Rubikon të Klan Kosova Analisti politik Ilir Deda ka parashtruar një mori pyetjesh në Ditën e Çlirimit për situatën në të cilën është vendi. Në një postim në Facebook, ai ka pyetur se: “A do të kishte besuar ndokush në verën e vitit 1999 se 26-vjet më vonë Kosova do të ketë kriza të mëdha të brendshme?”. Tutje, i njëjti ka theksuar se a do të besonte dikush para 26-vjetëve se njëri nga liderët e vendit do të abuzojë dhe keqpërdorë me arbitraritet pushtetin, dhe që me këmbëngulësi do të shtyjë Kosovën drejt irrelevancës politike. “Apo, që në vend të opozitës do të protestojnë bizneset të cilat qeveria i ka sjell pranë bankrotit? Apo, që gati 200 mijë punëtorë të sektorit privat mund të mbesin pa punë për shkak të politikave të qeverisë?”, tha Deda. “Apo, që opozita do të jetë aq inerte e që në vend të saj në studio televizive do të debatojnë analistë, opinionistë e gazetarë? Apo, që do të jemi në paradoks ku aktorët politikë e publik, të qeverisë e një pjese të opozitës e akuzojnë njëri-tjetrin që punojnë për Serbinë?”, pohoi Deda. Më tej, Deda theksoi se askush këto nuk i kishte besuar, por sipas tij, e pabesueshmja po ndodhka. “Nëse 5 muajt e fundit nuk mjaftojnë për zgjim kolektiv, vetëm mund t’i paramendojmë 26 vjetët para nesh. Por, pa zgjim nuk do të ‘bohet mirë’”, ka thënë Deda. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë